Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Deputeti i parlamentit serb: Serbët në Kosovë janë zemëruar me Vuçiçin dhe regjimin e Beogradit

Deputeti i parlamentit serb: Serbët në Kosovë janë zemëruar me Vuçiçin dhe regjimin e Beogradit

19:29, 22/06/2023
A+ Aa A-

Serbët në Kosovë po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë se Lista Serbe i ka tradhtuar dhe se ajo vite me radhë ka punuar kundër atyre qytetarëve, ka theksuar nënkryetari i Partisë Popullore dhe deputeti Mirosllav Aleksiç në parlamentin serb.

Aleksiç është shprehur se serbët në Kosovë po ashtu janë të zemëruar me regjimin e Beogradit.

“Janë të zemëruar me Listën Serbe dhe mua më duket se gjithnjë e më shumë prej tyre janë të zemëruar si me Aleksandar Vuçiçin ashtu edhe me regjimin në Beograd. Ata e ndjejnë se janë tradhtuar, të lënë pas dore. Këtë e kam dëgjuar në rrugë, në barrikada, nga profesorët, pensionistët, nga të gjithë”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco