Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, refuzon ftesën e presidentes Osmani për takim.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, refuzon ftesën e presidentes Osmani për takim.

14:56, 22/06/2023
A+ Aa A-

Memli Krasniqi ka thënë se arsyeja e refuzimit të ftesës është se “Presidentja ka qëndruar e heshtur dhe ka neglizhuar obligimin e saj kushtetues për të garantuar unitetin qytetar” pas ngjarjeve të fundit në veri dhe marrëdhëniet me partnerët.

“Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve të vështira për Kosovën, me indinjatë kam vërejtur se Presidentja ka qëndruar e heshtur dhe ka neglizhuar obligimin e saj kushtetues për të garantuar unitetin qytetar, për të ruajtur marrëdhëniet me partnerët strategjikë ndërkombëtarë dhe për të vepruar si institucion mbi palët. Prandaj, duke u nisur nga këto, por edhe arsye të tjera që i kam shtjelluar në letrën e përgjigjes sime, e kam parë të udhës që ta refuzoj pjesëmarrjen në këtë takim”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka publikuar edhe letrën që ia ka dërguar Presidentes. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco