Sherr në familje, gruaja plagos me thikë në shpinë bashkëshortin

Sherr në familje, gruaja plagos me thikë në shpinë bashkëshortin

22:18, 19/06/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik, ku një grua raportohet se ka plagosur burrin e saj.

Siç raporton voria.gr, sipas informacioneve, në një shtëpi në rrugën Iveron, një çift është grindur dhe gruaja dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj me origjinë pakistaneze.

Një autoambulancë e EKAV-ut e ka transportuar në spitalin Agios Dimitrios burrin me plagë në shpinë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Gruaja është arrestuar, ndërsa hetimet paraprake po kryhen nga Departamenti i Policisë Evosmou.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco