‘Mbreti i kriptovalutave’ dënohet në Mal të Zi me katër muaj burg

‘Mbreti i kriptovalutave’ dënohet në Mal të Zi me katër muaj burg

17:42, 19/06/2023
A+ Aa A-

Do Kwon, i njohur më mirë si mbreti i kriptovalutave, dhe Hon Chand-yun u dënuan secili me katër muaj burg në Mal të Zi, për falsifikim të pasaportave.

Në masën e dënimit është përfshirë edhe koha e qëndrimit në paraburgim, ku ndodheshin që prej datës 23 mars, transmeton Telegrafi.

Siç njoftoi gjyqtarja Ivana Beciq gjatë dënimit, Do Kwon dhe Hon Chand-yun janë fajtorë sepse më 23 mars 2023, në aeroportin e Podgoricës, para se të hipnin në një fluturim për në Dubai, me vetëdije përdorën dokumente false, pasaporta të Kosta Rikës, si dhe kartat personale të identitetit të lëshuara nga autoritetet kompetente të Belgjikës.

Siç shpjegoi ajo, Do Kwon kishte një ID të falsifikuar në emër të Wang Thomas dhe Chand-yun në emrin e Niem Friedrich. Ndaj tyre gjykata caktoi masën e sigurisë – konfiskim të dokumenteve false, si dhe detyrohen të paguajnë edhe shpenzimet e gjykimit, nga 100 euro.

Do Kwon shpjegoi se nëpërmjet një shoku ai erdhi në një agjenci në Singapor që merret me krijimin e të ashtuquajturit pasaporta “të arta”.

I pandehuri i dytë, Chand-yun, ka deklaruar se pasaportën e ka marrë nëpërmjet Do Kwon, gjë që ky i fundit e ka konfirmuar dhe ka kërkuar që vetëm ai të dënohet.

Do Kwon, i cili dyshohet nga autoritetet amerikane dhe koreano-jugore për mashtrim në tregun e kriptovalutave me vlerë më shumë se 40 miliardë dollarë, u arrestua disa muaj më parë me mikun e tij Chand-yun, kur u përpoqën të largoheshin nga Mali i Zi.

Sipas ligjeve malazeze, vepra penale e falsifikimit të dokumenteve dënohet nga tre muaj deri në pesë vjet burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco