Sërish alarm në Pylos, Italia sinjalizon Greqinë: Një tjetër anije me emigrantë, dyshohet me 60 persona në bord

Sërish alarm në Pylos, Italia sinjalizon Greqinë: Një tjetër anije me emigrantë, dyshohet me 60 persona në bord

20:16, 16/06/2023
A+ Aa A-

Autoritetet italiane kanë ngritur alarmin dhe kanë informuar autoritetet greke se 100 milje në perëndim të Pylosit ka një tjetër anije që dyshohet se ka emigrantë në bord.

Theksohet se bëhet fjalë për një varkë me vela me 60 persona në bord, që është pikasur 100 km larg Pylos nga autoritetet italiane.

Varka me vela nuk lëshon sinjal rreziku, por lundron normalisht dhe sipas informacioneve po monitorohet nga autoritetet. Në zonën më të gjerë detare, kërkimet për personat e zhdukur nga mbytja e anijes që ndodhi të mërkurën vijojnë pa ndërprerje, edhe pse për 24 orët e dyta nuk kanë dhënë rezultat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco