Serbia është në ofensivë për destabilizimin e gjithë rajonit

Serbia është në ofensivë për destabilizimin e gjithë rajonit

19:43, 14/06/2023
A+ Aa A-

Pas sulmeve ndaj Kosovës, instrumenti tjetër i Beogradit në Bosnje-Hercegovinë, Milorad Dodiku i Republikës Serbska, ka tërhequr nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjes një prej anëtarëve të saj.

I vetmi Gjyqtar nga republika Srpska në Bosnje ka dhënë dorëheqjen nga Gjykata Kushtetuese.

Vendimin për  largimin para kohe të Zlatko Knezheviç është me arsyetimin e sëmundjes dhe pensionimit.

Por vendimi i dorëheqjes së tij duket se është dirigjuar nga Beogradi me qëllim krijimin e kaosit dhe bllokimin e punës së Gjykatës Kushtetuese në Bosnje.

Dorëheqjen e gjyqtarit (nënkryetarit) të Gjykatës, Zlatko M. Knezheviç, Gjykata Kushtetuese e ka quajtur të paligjshëm, në një njoftim zyrtar dhe e ka dënuar ashpër një vendim të tillë antikushtetues të Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska.

GJ.K e konsideron si një presion shumë serioz mbi autonominë dhe pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës.

“Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e Bosnje-Hercegovinës është themeluar me nenin VI të Kushtetutës si organi i pavarur dhe si garantues institucional për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të përcaktuara me Kushtetutën e Bosnje-Hercegovinës.

Vetëm Gjykata Kushtetuese e Bosnje-Hercegovinës mund të miratojë rregullore dhe akte të përgjithshme në lidhje me punën e saj dhe rolin e saj të përcaktuar në Kushtetutë. Nga e gjithë kjo rezulton se Gjykata Kushtetuese e Bosnje - Hercegovinës gëzon pavarësi të plotë nga çdo degë e qeverisjes në sistemin juridik kushtetues të saj.

Për sa më sipër, GJ.Kushtetuese thekson se Asambleja Kombëtare e Republikës Srpska nuk ka bazë për një veprim të tillë në Kushtetutën e Bosnjë-Hercegovinës.” - thuhet në deklaratën e Gjykatës Kushtetuese.

Mediat boshnjake raportojnë se, pas presioneve të vazhdueshme nga ana e anëtarëve dhe Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, Zlatko M. Knezheviç ka dhënë dorëheqjen, fillimisht duke kërkuar raport mjekësor, ndërsa më pas për shkak të gjendjes së tij shëndetësore edhe pensionim të parakohëshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco