Emina Cunmulaj apel shqiptarëve të dalin në votime në Malin e Zi: Është jetike

Emina Cunmulaj apel shqiptarëve të dalin në votime në Malin e Zi: Është jetike

16:05, 11/06/2023
A+ Aa A-

Modelja dhe sipërmarrësja Emina Cunmulaj i drejtoi një thirrje shqiptarëve përmes ekranit të Euronews Albania që të dalin në votime në Malin e Zi.

Ajo jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ka qenë e pranishme në Tuz për të ushtruar të drejtën e votës.

“Është hera e parë në mënyrë jetike që ekziston mundësia që shqiptarët e të gjitha trojeve të Malit të Zi të kenë disa përfaqësues në parlament, kështu që është e domosdoshme të votojmë. E ndjej veten të domosdoshme të vij disa ditë para pushimeve që të jem këtu saktësisht për votimet dhe vazhdimisht i ftoj gjithë shqiptarët e Malit të Zi të votojnë shqip,” – u shpreh Cunmulaj.

Ajo u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me politikanët dhe i beson vetëm veprave. Siç tha sipërmarrësja nuk ka parë kurrë në 38 vite të punohet dhe të ndërtohen gjëra minimale, por që për shqiptarët e Malit të Zi janë shumë të rëndësishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco