‘Nuk po largohem nga politika’/ Gjukanoviç: Qeveria e Abazoviçit, më e keqja në historinë e Malit të Zi

‘Nuk po largohem nga politika’/ Gjukanoviç: Qeveria e Abazoviçit, më e keqja në historinë e Malit të Zi

18:04, 19/05/2023
A+ Aa A-

Presidenti në largim i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç zbuloi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga politika.

Në konferencën e fundi si kreu i shtetit, Gjukanoviç u shpreh se gjithë jetën ia kushtuar shtetin malazez dhe se nuk e ka ndërmend të largohet, shkruan Vijesti.

“Unë nuk po tërhiqem nga politika, ia kam kushtuar jetën zhvillimit të Malit të Zi. Nga çfarë të tërhiqem. Ia kushtova jetën zhvillimit të BE-së në Mal të Zi. Unë jam një qytetar i përgjegjshëm dhe do të vazhdoj ta mbështes atë politikë në këtë cilësi. Gjithçka që i nevojitet asaj politike do ta ketë mbështetjen time”, theksoi ai.

Gjukanoviç pretendon se qeveria e kryeministrit Dritan Abazoviç do të mbahet mend “për shkak të mosveprimit dhe vendimeve të dëmshme” si më e keqja në historinë e jetës politike në Mal të Zi.

“Me sa duket, politika e çlirimit çoi në kolapsin e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe sistemeve të financave publike. Integrimi evropian u ndal dhe besueshmëria e Malit të Zi si partner i NATO-s u vu në dyshim. Reputacioni i ndërtuar me mundim të vendit ishte tronditur rëndë”, shtoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco