Arrestimi i 21 vjeçarit që kreu masakrën në Serbi, ja ku ishte fshehur

Arrestimi i 21 vjeçarit që kreu masakrën në Serbi, ja ku ishte fshehur

09:07, 05/05/2023
A+ Aa A-

Siç mësoi “Novosti”, është arrestuar Uroš B. (21), terrorist nga Mlladenovaci.

Ai u arrestua në afërsi të Kragujevcit. Sipas mediave, ai ishte fshehur te daja i tij.

Tetë vetë u vranë dhe trembëdhjetë u plagosën në një akt terrorist në Mlladenovac natën midis të enjtes dhe të premtes.

Dy të lënduar të moshës 21 dhe 23 vjeçare janë vendosur në spitalin Dragiša Mišovic, të cilët iu nënshtruan operacionit, por jeta e tyre është ende në rrezik, raporton RTS.

600 pjesëtarë të njësive speciale ishin angazhuan në kërkimin e sulmuesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco