Arrestohet autori i masakrës së mbrëmshme në Serbi me 8 të vdekur dhe 13 të plagosur

Arrestohet autori i masakrës së mbrëmshme në Serbi me 8 të vdekur dhe 13 të plagosur

08:25, 05/05/2023
A+ Aa A-

Mladenovac – Policia serbe ka arritur të arrestojë pas një ndjekjeje, 21-vjeçarin  Uroš B, i dyshuar për masakrën e mbrëmshme në fshatrat afër Mlladenovcit. Ai është gjetur dhe arrestuar në afërsi të Kragujevcit, raporton RTS.

Uros B. vrau 8 persona dhe plagosi 13, ku shtatë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Ai qëlloi në tri vende - në fshatin Dubonë, Malo Orašje dhe Šepšin dhe mbolli vdekjen me armë automatike, duke vrarë njerëz të pafajshëm. Të plagosurit që u dërguan në urgjencë janë në gjendje stabël pas ndihmës mjekësore.

I dyshuari ka precedentë penalë dhe është kundërvajtës lidhur me shkelje të Ligjit për Armët dhe Municionin.

Ndërmjet 8 të vdekurve është një polic i ri që nuk ishte në detyrë në atë moment dhe motra e tij. Ai qëlloi edhe fëmijë të pafajshëm.

Të lënduarit nga të shtënat e natës në Mlladenoc janë trajtuar në disa spitale në Beograd dhe Smederevë.

Në spitalin e përgjithshëm të Smederevës “Sveti Luka” gjatë natës janë pranuar dhjetë persona, katër kanë vdekur, tre janë transportuar më tej në Beograd, ndërsa tre janë operuar dhe janë në gjendje stabile.

Një person ka plagë me armë zjarri në stomak pa lëndime në organet e brendshme, tjetri është qëlluar në pjesën e poshtme të këmbëve dhe ndodhet në repartin e ortopedisë, ndërsa i treti me lëndime të shumta të organeve dhe fraktura të hapura është gjithashtu stabil, transmeton RTS. Jozyrtarisht, më i riu i vdekur ka lindur në vitin 2008.

Siç mëson Kurir në vendngjarje, në terren shkuan 600 deri në 1000 policë. Gjatë kontrollit të njërës nga shtëpitë e Uroš B., është gjetur një sasi e madhe armësh dhe municioni. gjetur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco