Rrëfimet nga sulmi që la nëntë të vrarë në një shkollë fillore në Beograd të Serbisë

Rrëfimet nga sulmi që la nëntë të vrarë në një shkollë fillore në Beograd të Serbisë

14:58, 03/05/2023
A+ Aa A-

 

Tetë fëmijë dhe një roje sigurie janë vrarë nga të shtënat me armë në një shkollë në Beograd të Serbisë, thonë zyrtarët.

I dyshuari është një nxënës 14-vjeçar i klasës së shtatë.

Policia në qendër të Beogradit mori një telefonatë në lidhje me të shtënat në shkollën Vladislav Ribnikar rreth orës 8:40 të mëngjesit të mërkurën, thanë ata në një deklaratë.

Siç thuhet më tej, adoleshenti i akuzuar qëlloi disa të shtëna nga arma e babait të tij ndaj nxënësve të tjerë dhe rojës së shkollës.

Të paktën një nga gjashtë nxënësit e plagosur ishte në gjendje të rrezikshme për jetën dhe po i nënshtrohej një operacioni, thanë raportet, ndërsa një mësues u plagos rëndë gjithashtu.

Milan Nedeljkoviq, kryetar i qarkut qendror të Vraçarit, ku ndodhet shkolla, tha se mjekët po luftonin për të shpëtuar jetën e mësuesit.

Dhe ndërsa lajmi për të shtënat u përhap, prindërit e tmerruar mbërritën në shkollë për të gjetur fëmijët e tyre.

Milan Millosheviq, i cili tha se vajza e tij ishte në një klasë ku zhvillohej lënda e historisë kur ndodhën të shtënat, i tha televizionit N1 se ai doli me shpejtësi kur dëgjoi se çfarë kishte ndodhur.

 

“Unë pyeta: ‘Ku është fëmija im?’ por askush nuk mund të më thoshte asgjë në fillim”, ka rrëfyer ai. “Pastaj ajo thirri dhe ne zbuluam se ishte jashtë”.

“Ai [sulmuesi] qëlloi fillimisht drejt mësuesit dhe më pas fëmijëve që u futën poshtë tavolinave”, citoi Millosheviq të ketë thënë vajza e tij. “Ajo tha se ai ishte një djalë i qetë dhe një nxënës i mirë”.

Pas kësaj, oficerët me helmeta dhe jelek antiplumb rrethuan zonën përreth shkollës.

“Pashë fëmijë që iknin nga shkolla, duke bërtitur”, tha një vajzë që ndjek një shkollë të mesme pranë për TV shtetëror RTS. “Prindërit erdhën. Ata ishin në panik. Më vonë dëgjova tri të shtëna”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco