Përfundon pas tre orësh takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, presidenti serb: Prishtina kundërshtoi nuk pranoi draftin për Asociacionin

Përfundon pas tre orësh takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, presidenti serb: Prishtina kundërshtoi nuk pranoi draftin për Asociacionin

21:59, 02/05/2023
A+ Aa A-

Pas me shumë se tre orësh ka përfunduar takimi me kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i BE Peter Stano, i cili ka deklaruar se pas pak pritet që përfaqësuesi i BE për politikën e jashtme dhe sigurisë, Josep Borrell, do të japë nga deklaratë në lidhje me detajet nga takimi.

Pas takimit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha para mediave se nuk kishte një marrëveshje në lidhje me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi Kosova nuk është e gatshme të plotësojë zotimet e një dekade më parë.

Ai ka akuzuar kreun e qevrisë së Kosovës Albin Kurti dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi se kanë tentuar të fyejnë femrat be ekipit prezantuaes të draftit.

“Është e qartë se Prishtina nuk dëshiron ta përmbushë zotimin e saj të 10 viteve më parë. Është e qartë për mua dhe e kam ditur, por sot për herë të parë arritëm në një rrugë pa krye. Diçka e tillë u bë e qartë që në momentin që u prezantua drafti.

Gjithçka u kuptua kur u përpoqën të poshtërojnë dy gra”, tha presidenti Vuçiç pas takimit.

“Kur është fjala për situatën pas zgjedhjeve në veri të Kosovës, BE-ja doli me propozimin e saj. Unë pranova, Prishtina refuzoi. Mendoj se është shumë e rëndësishme ta tejkalojmë atë situatë. Shpresoj që në raundin e ardhshëm të ketë një reagim të disa të tjerëve që mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimeve të tilla, nuk jam optimist, por mund të premtoj se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka theksuar Vuçiç.

Kujtojmë se në takimin e sotëm është miratuar Deklarata për të Zhdukurit e luftës, dokument ku palët detyrohen të vënë në dispozicion dokumentet, qofshin ato edhe sekrete, në lidhje me fatin e të pagjeturve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco