Vrasësi i Caroline Crouch në 'kulmin' e famës, piloti Babis Anagnostopoulos merr letra dashurie në burg

Vrasësi i Caroline Crouch në 'kulmin' e famës, piloti Babis Anagnostopoulos merr letra dashurie në burg

15:40, 21/04/2023
A+ Aa A-

Babis Anagnostopoulos, vrasësi i Caroline Crouch, e kaloi festën e Pashkës në burgjet e Malandrinos. Sipas mediave greke, vrasësi i bashkëshortes së tij u vizitua nga prindërit e tij pas një kohe të gjatë, të cilët i sollën rroba dhe libra.

Por gjithshtu u raportua se Babis Anagnostopoulos merr letra nga gra që deklarojnë se janë të dashuruar me të.

 Babis Anagnostopoulos po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për mbytjen e 20-vjeçares Caroline Crouch para vajzës së tyre 11-muajshe në maj 2021, në Greqi. Caroline u mbyt me një jastëk në shtëpinë e tyre në Athinë, me Anagnostopoulos që organizoi një grabitje dhe madje vari qenin e çiftit Roxy në një përpjekje për të mbuluar gjurmët e tij. Ai u arrestua një muaj më vonë pas shërbesës së fundit të gruas së tij. Anagnostopoulos ndodhet në një burg të sigurisë maksimale në Korydallos, ku edhe ka kërkuar që t'i ulej dënimi prej 27 vitesh. Kjo pasi sipas avokatit të tij, klienti i ishte sulmuar me qëllim për ta vrarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco