‘Do të vras po tregove’- E mitura në Tetovë përdhunohet nga fqinji 19-vjeçar, e futi në makinë me forcë dhe një tjetër person…

‘Do të vras po tregove’- E mitura në Tetovë përdhunohet nga fqinji 19-vjeçar, e futi në makinë me forcë dhe një tjetër person…

17:59, 18/04/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku një e mitur dyshohet të jetë përdhunuar nga një 19-vjeçar.

Sipas mediave vendase, në njoftimin e Prokurorisë thuhet se i dyshuari 19-vjeçar ka dhunuar seksualisht një vajzë 14-vjeçare më 12 prill, në afërsi të tregut afër objekteve të vjetra të Universitetit Shtetëror në Tetovë, duke përdorur forcë dhe kërcënime.

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka lëshuar urdhër-arresti ndaj 19-vjeçarit.

“Ai së bashku me një person tjetër të panjohur e kanë takuar viktimën në një rrugicë teksa ajo ishte duke ecur drejt tregut. I dyshuari, përndryshe fqinj i saj, e ka tërhequr për krahu drejt në veture të parkuar aty pranë.

Personi tjetër e ka hapur veturën, pas së cilës i dyshuari e ka goditur viktimën në fytyrë dhe e ka futur me forcë në sediljen e pasme.

Automjeti drejtohej nga një person i panjohur, i cili i ka mbyllur dyert dhe i ka larguar 200 metra, më pas e ka parkuar veturën dhe ka dalë. I dyshuari dhe viktima kanë mbetur në sediljen e pasme, i cili e ka detyruar vajzën të kryejë akte seksuale duke përdorur forcë. Më pas ka telefonuar personin e panjohur dhe së bashku me makinën e kanë kthyer viktimën nga vendi ku e kanë marrë. I dyshuari e ka kërcënuar se do ta vriste nëse i tregonte dikujt për ngjarjen”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco