Mbyllet epoka Gjukanoviç/ 33 vite pushtet, mes vendimeve historike dhe skandaleve

Mbyllet epoka Gjukanoviç/ 33 vite pushtet, mes vendimeve historike dhe skandaleve

14:06, 03/04/2023
A+ Aa A-

Për herë të parë në 33 vjet Milo Gjukanoviç nuk do të ketë më asnjë post. Gjatë tri dekadave, ai ishte dy herë president dhe gjashtë herë kryeministër i Malit të Zi.

Gjukanoviç ishte udhëheqës i lëvizjes për rikthimin e pavarësisë së Malit të Zi në vitin 2006. Nën udhëheqjen e tij, Mali i Zi u anëtarësua në NATO në vitin 2017 dhe hapi negociatat për anëtarësim në BE në vitin 2010.

Periudha e qeverisjes së tij u karakterizua me skandale të shumta rreth llogarive personale, kredive, kompanive jashtë vendit, financimit të paligjshëm të fushatës zgjedhore të partisë së tij dhe me akuza për shitje të burimeve shtetërore, krim dhe korrupsion.

Për atë periudhë, si drejtues i grupit kriminal u dënua udhëheqësi i lartë i partisë së Gjukanoviç, Svetozar Markoviç.

Gjukanoviç ndërtoi marrëdhënie të mira me shumicën e vendeve të rajonit, me përjashtim të Serbisë, e cila u ftoh pasi Mali i Zi, kur ai ishte kryeministër, e njohu Kosovën në vitin 2008.

Ai beson se marrëdhëniet e këqija midis Podgoricës dhe Beogradit janë pasojë e ringjalljes së aspiratave serbomadhe ndaj Malit të Zi dhe se ndikimi rus ka inkurajuar projekte nacionaliste në rajon.

Sipas Gjukanoviçit, Kisha Ortodokse Serbe merret më shumë me çështje politike sesa fetare. Po sipas tij, ajo ka lidhje të ngushta me Kishën Ortodokse Ruse

Gjukanoviç ka qenë në marrëdhënie të këqija me Kishën Ortodokse Serbe që nga miratimi i Ligjit për lirinë fetare në Mal të Zi, në fund të vitit 2019.Ai e konsideroi nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç si tradhti të interesave te vendit.

Gjukanoviç, i cili ia hapi derën kapitalit rus pas shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi më 2006, është një kritik i ashpër i politikave të Moskës, me të cilën marrëdhëniet u përkeqësuan në vitin 2014, kur Mali i Zi iu bashkua sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë.

Paralajmërimi për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO i përkeqësoi më tej marrëdhëniet me Rusinë dhe rezultoi në një tentativë për grusht shteti kundër Qeverisë malazeze, në vitin 2016. Qëllimi, sipas Gjukanoviçit, ishte likuidimi i tij. Gjukonaviç ka akuzuar se fundmi Beogradin se po synon të destabilizojë Mali e Zi pasi e ka humbur Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco