Gjukanoviç e pranon humbjen, këto janë fjalët e tij të para në konferencë

Gjukanoviç e pranon humbjen, këto janë fjalët e tij të para në konferencë

22:51, 02/04/2023
A+ Aa A-

Milo Gjukanoviç e ka uruar kundërshtarin e tij në zgjedhje presidenciale të Malit të Zi, Jakov Milatoviç i cili arriti t’i fitojë zgjedhjet.

Pasi janë numëruar pjesa dërmuese e votave, Gjukanoviç përgëzoi pasardhësin e tij.

 “Mali i Zi zgjodhi. Unë e respektoj atë zgjedhje. E përgëzoj Jakov Milatoviçin për besimin që mori në zgjedhje”, tha Gjukanoviç në fjalën e tij.

Ai falënderoi të gjithë qytetarët që i besuan.

“Për mua, secila votë është e vlefshme sa një mal, sepse ruajtja e besimit pas 30 vjetësh në pushtet nuk është shumë e lehtë”, theksoi Gjukanoviç.

Theksoi se partia e tij ka treguar përgjegjësi absolute ndaj Malit të Zi.

Milo Gjukanoviç për 30 vjet ka qenë në pushtet ku dy herë ishte president dhe shtatë herë kryeministër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco