Tragjedia në Larisa/ Kryeministri grek kërkon falje për aksidentin me trena

Tragjedia në Larisa/ Kryeministri grek kërkon falje për aksidentin me trena

16:19, 05/03/2023
A+ Aa A-

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis më 5 mars ka kërkuar falje nga familjet e 57 viktimave në tragjedinë më të rëndë me trena në shtet, teksa mijëra protestues u mblodhën në Athinë dhe u përleshën me policinë.

“Si kryeministër, ua kam borxh të gjithëve, veçmas familjarëve të viktimave që t’iu kërkoj falje”, tha Mitsotakis.

“Për Greqinë e vitit 2023, dy trena që udhëtojnë në drejtime të ndryshme nuk mund të lëvizin në shinë të njëjtë dhe askush të mos e vërejë”, shkroi ai në Facebook.

Përplasja e një treni të pasagjerëve dhe një të mallrave afër qytetit të Larisës të martën, ka nxitur zemërim në mbarë Greqinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco