Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

Tjetër mrekulli në Turqi/ Gruaja nxirret e gjallë pas më shume se 100 orësh nën rrënoja

Tjetër mrekulli në Turqi/ Gruaja nxirret e gjallë pas më shume se 100 orësh nën rrënoja

12:55, 10/02/2023
A+ Aa A-

Ekipet e shpëtimit nga organizata gjermane e ndihmës ISAR kanë shpëtuar  një grua nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Kirikhan, Turqi, më shumë se 100 orë pasi një tërmet goditi Turqinë dhe Sirinë.

Sipas ISAR Gjermani, 40-vjeçarja ishte në gjendje stabile dhe ka marrë menjëherë ndihmën mjekësore.

Punonjësit e ngritën me kujdes 40 vjeçaren Zeynep Kahraman në një barelë, duke kaluar blloqe të copëtuara prej betoni dhe metali në qytetin Kirikhan në një ambulancë.

“Tani unë besoj në mrekulli,” tha Steven Bayer, udhëheqësi i ekipit ndërkombëtar të kërkimit dhe shpëtimit në vend.

“Ju mund t’i shihni njerëzit duke qarë dhe duke u përqafuar me njëri-tjetrin. Është një lehtësim kaq i madh që kjo grua në kushte të tilla ia doli. Është një mrekulli absolute”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco