Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dënohet me 2 vite burg në Maqedoni

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dënohet me 2 vite burg në Maqedoni

17:11, 23/01/2023
A+ Aa A-

Gjykata Themelore Penale e Shkupit shpalli vendimin për rigjykimin e rastit ‘Titanik 2’ lidhur me parregullsitë në zgjedhjet e vitit 2013.

Sipas vendimit, lideri i partisë shqiptare në Maqedoni të Veriut, PDSH, Menduh Thaçi, u shpall fajtor për shkatërrimin e një qendre votimi, duke marrë dënimin me dy vite burg.

Të njëjtën masë ndëshkimore mori edhe ish-drejtori i Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës, Sasho Mijallkov dhe 4 ish zyrtarë të tjerë.

Në seancë nuk morën pjesë as Thaçi dhe as Mijallkov.

Në aktgjykimin e parë në 2019, të gjithë të akuzuarit u dënuan në total me 19 vite dhe 8 muaj burg. Por në dhjetor të atij viti, apeli në Shkup rrëzoi vendimin dhe e ktheu çështjen për rigjykim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco