Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Serbët e Bosnje-Hercegovinës kremtojnë festën e ndaluar të armatosur 'gjer në dhembë'

Serbët e Bosnje-Hercegovinës kremtojnë festën e ndaluar të armatosur 'gjer në dhembë'

12:10, 10/01/2023
A+ Aa A-

Serbët e Bosnje-Hercegovinës festuan ditën e shpalljes së Republikës së tyre autonome brenda shtetit boshnjak, pavarësisht se kjo ditë është ndaluar me vendim gjykate për t’u kremtuar. Ata festuan me një paradë të stilit ushtarak, ku kishin dalë në rrugë të armatosur rreth 2500 efektivë të forcave të policisë, forcave speciale dhe mjetet e rënda policore.

Më 9 janar 1991, serbët e Bosnje-Hercegovinës shpallën pavarësinë, duke nisur një luftë në të cilën humbën jetën 100 mijë persona, mes të cilëve 11 mijë nga Sarajeva, gjatë një rrethimi që zgjati 43 muaj. Dita përkon gjithashtu me një festë të krishterë ortodokse dhe pikërisht ky përbërës fetar shërbeu si shkak që Gjykata Kushtetuese e Bosnje-Hercegovinës ta deklaronte të paligjshme këtë ditë, si diskriminuese ndaj komuniteteve të boshnjakëve myslimanë dhe kroatëve katolikë.

Por gjithsesi parada u zhvillua në kushte të rrepta sigurie në atë quhet Sarajeva lindore, dikur pejsë e kryeqytetit të Bosnje-Hercegovinës, por “de facto” të ndarë që prej vitit 1995 kur shteti u nda në dy krahina autonome, Republika Srpska dhe Federata Boshnjako-Kroate.

Ishte hera e parë që një paradë e tillë zhvillohej në kufi me pjesën tjetër të Sarajevës, ku shumica dërrmuese e popullsisë janë boshnjakë myslimanë. “Ne kemi dhënë jetën dhe rininë për Republikën Srpska”, tha për Reuters Nebojsa Banduka, pjesëmarrës në ceremoni. “Sot është një ditë e veçantë për serbët ortodoksë që jetojnë këtu. Duam të mbrojmë Republikën Srpska dhe të respektojmë të gjithë fqinjët”.

I dërguari ndërkombëtar për paqen në vend, i cili ka fuqinë të vendosë sanksione, paralajmëroi se do të ketë pasoja për zyrtarët serbë që marrin pjesë në festën e ndaluar. Roli i tij nuk njihet nga lideri i Republika Srpska, Milorad Dodik, i cili disa herë ka theksuar prirjet e tij separatiste.

Pas paradës rreth 14 organizata veteranësh lufte ngritën padi në një gjykatë në Sarajevë, ku kërkojnë dënimin e lidershipit të Republika Srpska për shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese./A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco