‘Kukulla fashiste e Putinit’/ Hakerat e ‘Anonymous’ sulmojnë Vuçiçin

‘Kukulla fashiste e Putinit’/ Hakerat e ‘Anonymous’ sulmojnë Vuçiçin

10:18, 05/01/2023
A+ Aa A-

Grupi i famshëm i hakerave, ‘Anonymous’ ka akuzuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç se po vepron si kukulla e Putinit në rajon.

Ky grup thekson se i ka hapur luftë presidentit serb. Fillimisht është bërë e ditur se është sulmuar faqja e ushtrisë serbe.

Pasi kanë rrëzuar faqen e ushtrisë, hakerat kanë reaguar me një postim.

“Aleksandër fashisti, mos humb kohë me qentë e tu. Ushtria jote nuk mund të lehë tani. Mos na nënvlerëso se do të vëmë edhe ty qaforen”, thuhet në postim.

Menjëherë pak këtyre postimeve, Vuçiç publikoi një foto në llogarinë e tij në “Instagram” me dy qen dhe i vendosi një mbishkrim. “Po përgatitemi të luftojmë me 'Anonymous'”.

Kërcënimi i këtij grupi hakerash ndaj presidentit serb ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare.

Ivana Stradner, një eksperte e njohur, tha për Fox News se qëllimi i Rusisë është që të hapë një front të ri në Europë për të tërhequr vëmendjen e Perëndimit.

“Qëllimi i Rusisë është që të krijojë sa më shumë kaos brenda në rajon, në mënyrë që SHBA dhe aleatët të mos e fokusojnë shumë vëmendjen te Ukraina dhe Rusia,” tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco