Adoleshenti rom i qëlluar në kokë nga policia greke pasi ‘vodhi 20 euro benzinë’ ndërroi jetë në spital

Adoleshenti rom i qëlluar në kokë nga policia greke pasi ‘vodhi 20 euro benzinë’ ndërroi jetë në spital

08:21, 14/12/2022
A+ Aa A-

Një adoleshent që u qëllua në kokë nga policia pasi dyshohet se u largua pa paguar 20 euro benzinë, ka vdekur.

Vrasja e 16-vjeçarit ka ngjallur protesta të dhunshme dhe komuniteti rom thotë se përkatësia e tij etnike ishte një faktor.  

Ai ishte në gjendje kritike pas operacionit urgjent që nga incidenti i 5 dhjetorit.

Antonis Tasios, sekretar i komunitetit rom ku jetonte adoleshenti tha: Këtu të gjithë qajnë. Është e padrejtë që një fëmijë të largohet kështu. Kemi dhimbje të madhe.

Një oficer policie 34-vjeçar është akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe gjuajtje të paligjshme me armë.

Rreth 200 njerëz nga komuniteti rom demonstruan jashtë gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco