SHBA ndaj Vuçiç: Presim t'i vendosësh sanksione Rusisë

SHBA ndaj Vuçiç: Presim t'i vendosësh sanksione Rusisë

20:32, 13/12/2022
A+ Aa A-

Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor pret që Serbia t'i vendosi sanksione Rusisë. Këtë e ka thënë ai vetë në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

 “Mendoj se kanë disa obligime që dalin nga procesi i anëtarësimit që të përshtaten me Bashkimin Evropian dhe ky është diskutimi që ata po e zhvillojnë me Evropën.

Unë i inkurajoj që ta bëjnë një gjë të tillë. Ne kemi një diskutim të vazhdueshëm me presidentin Vuçiç për nismat rajonale, stabilitetin botëror dhe për integritetin territorial evropian. Dhe, më duhet të them, nuk kemi qëndrime shumë të ndryshme sa i përket asaj që po ndodh në Ukrainë”, tha ndër të tjerash ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco