Një aksident automobilistik me shumë të plagosur në veri të Greqisë

Një aksident automobilistik me shumë të plagosur në veri të Greqisë

14:33, 13/12/2022
A+ Aa A-

Një makinë me shtatë emigrantë pa dokumente u përplas në veri të Greqisë , duke shkaktuar disa të plagosur, disa në gjendje të rëndë, njoftoi të martën Agjencia e Lajmeve Athino-Maqedonase.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në autostradën nacionale Ksanthi-Kavallë, kur makina që transportonte shtetas të huaj të paidentifikuar ka dalë nga rruga, është përplasur me një tumë dheu dhe pastaj ka rënë në një kanal vaditës.

Tre kamionë zjarrfikëse dhe katër autoambulanca u dërguan në vendin e aksidentit për të ndihmuar në çlirimin e pasagjerëve nga rrënojat, sipas AMNA.

Automjeti raportohet se drejtohej nga një shtetas sirian dhe në të ndodheshin gjashtë pasagjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco