Vuçiç i bindur: Do dërgoj ushtrinë në Kosovë, kam fakte se po kryhet një spastrim etnik ndaj serbëve

Vuçiç i bindur: Do dërgoj ushtrinë në Kosovë, kam fakte se po kryhet një spastrim etnik ndaj serbëve

13:28, 13/12/2022
A+ Aa A-

Qeveria serbe thotë se do të paraqesë prova te organet ndërkombëtare për atë që e quan spastrim etnik të serbëve në Kosovë.

Sipas agjencisë mediatike të kontrolluar nga shteti rus, RT, autoritetet në Beograd kanë përgatitur dokumentet të shoqëruara “me të dhëna sho0kuese” që tregojnë për spastrimin etnik të serbëve dhe jo-shqiptarëve të tjerë nga disa zona gjatë dy dekadave të fundit në Kosovë.

Deklarata vjen në një kohë kur tensionet mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm pas sulmeve me armë dhe lëndë shpërthyese nga grupe kriminale serbe që operojnë në veri të Kosovës, dhe që shumë besojnë se kanë mbështetje direkte nga Beogradi dhe Moska.

Zyra e Russia Today për Ballkanin thotë se sipas Rezolutës së Këshillit të Sigurisë së OKB, Serbia ka të drejtë të dërgojë deri në 1,000 trupa në Kosovë, për çka do i paraqesë kërkesë KFOR-it.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, ish-kryeministri Pandeli Majko paralajmëroi për mosnënvlerësimin e Aleksandër Vuçiç, i cili mund të përgatisë një skenar si ai i Donbasit në Ukrainë, për territoret e banuara me serbë në Kosovë, raporton newsbomb.al.

Dokumenti pretendon se serbët kanë qenë nën kërcënim për jetën, sigurinë dhe mbijetesën në tërësi për dekada. Prandaj, nevojitet veprim urgjent i misioneve ndërkombëtare kundër forcave shqiptare të Kosovës.

Sipas palës serbe, disa muaj pas vendosjes së KFOR-it në krahinë, përqindja e popullsisë joshqiptare është ulur me 56%. “Nga viti 1992 deri në vitin 2002, me dhunë, grupet e armatosura të shqiptarëve të Kosovës spastruan plotësisht gjashtë nga shtatë qytetet që ishin kryesisht serbë para konfliktit”, thuhet në dokument.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco