E pushoi nga puna, punëtori i sulet pronares për ta përdhunuar

E pushoi nga puna, punëtori i sulet pronares për ta përdhunuar

18:04, 12/12/2022
A+ Aa A-

Një 50-vjeçare në Kretë ka përjetuar momente tmerri pasditen e së premtes së kaluar kur një punëtor në arat e saj tentoi ta përdhunonte pasi e kishte pushuar nga puna.

Sipas asaj që ka dëshmuar në polici, një 32-vjeçar me origjinë pakistaneze ka shkuar në shtëpinë e saj dhe ka tentuar ta përdhunojë.

Viktima e njihte burrin në fjalë pasi siç pretendonte e kishte si punëtor në serat e saj dhe e kishte pushuar nga puna, raportojnë mediat greke. Ngjarja ka ndodhur pasdite kur gruaja ka dëgjuar zhurmë në oborr dhe ka dalë për të mësuar se çfarë po ndodh.

Më pas 32-vjeçari e ka sulmuar dhe ka tentuar ta përdhunojë, por ajo ka nisur duke bërtitur. Autoritetet policore të Ierapetrës janë në kërkim të autorit 32-vjeçar të sulmit seksual.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco