Dyshonte për tradhëti, gruaja ndjek burrin dhe e kap në flagrancë, plagos me thikë dashnoren e tij

Dyshonte për tradhëti, gruaja ndjek burrin dhe e kap në flagrancë, plagos me thikë dashnoren e tij

12:15, 06/11/2022
A+ Aa A-

Një grua në Korinth, Greqi, u tërbua kur mori vesh se dyshimet e saj ishin të vërteta.

Gruaja e gjeti burrin me të dashurën e ij dhe nuk nguroi ta godiste e sulmonte me inat.

Suli i përgjakshëm ka ndodhur rreth orës 10:00 të së premtes mbrëma, kur bashkëshortja ndoqi burrin dhe e kapi në flagrancë me të dashurën në makinën e tij, e cila ishte e parkuar në parkingun e stacionit të Suburban në Korinth.

Ajo ka hapur menjëherë derën dhe ka nisur të godasë me thikë rivalen e saj duke e plagosur.

Britmat e gruas mobilizuan kalimtarët të cilët lajmëruan Policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur persona të ekipit të DIAS-it, të cilët kanë vënë në pranga autoren dhe e kanë dërguar në Sigurim, ku ndaj saj është ngritur akuza për vrasje të mbetur në tentativë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco