Vuçiç vë në lëvizje avionët MiG-29: Asgjesoni çdo dron armiqësor mbi Serbi

Vuçiç vë në lëvizje avionët MiG-29: Asgjesoni çdo dron armiqësor mbi Serbi

19:51, 01/11/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë njëherësh edhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Aleksandar Vuçiç, ka lëshuar sot një urdhër zyrtar, duke kërkuar që të asgjësohen të gjithë dronët “armiqësorë” që futen në territorin e Serbisë.

Ushtria serbe në gjendje gatishmërie, për shkak të “situatës në Kosovë”

Siç raportojnë mediet serbe, vendimi i Vuçiç vjen pas incidenti që ndodhi në zonën mbi Merdar dhe në afërsi të Rashkës, ku dronë të panjohur kanë vëzhguar kazermat dhe pozicionet e Ushtrisë së Serbisë.

Siç njoftohet, Vuçiç ka vendosur të ngre në qiell avionët MiG-29, “për të vëzhguar territorin dhe për të ndërhyrë në rast të ndonjë sulmi”.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Milosh Vuçeviç, njoftoi të martën se me urdhër të Aleksandar Vuçiç, Ushtria e Serbisë është ngritur në “nivel gatishmërie” për shkak të situatës në Kosovë.

Sipas tij, “Serbia është shtet serioz dhe prandaj askush s’duhet të luajë ‘lojëra lufte’”.

“Nuk mund të jemi të qetë, por jemi për dialog”, ka theksuar ai.

Ai ka kërcënuar se “Ushtria e Serbisë është e gatshme të zbatojë çfarëdo vendimi nga Vuçiç, si komandant suprem, për të mbrojtur të gjithë qytetarët e Serbisë, përfshirë serbët në Kosovë dhe askush nuk duhet të dyshojë në këtë”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco