Serwer: Është më realiste që Serbia të kthehet kah Kina, sesa kah Perëndimi

Serwer: Është më realiste që Serbia të kthehet kah Kina, sesa kah Perëndimi

11:23, 28/10/2022
A+ Aa A-

Profesori amerikan në Universitetin “John Hopkins” të SHBA-së, Daniel Serwer tha se ai pret që Serbia të refuzojë vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe se është më realiste që Serbia t’i drejtohet Kinës, sesa Perëndimit.

“Perëndimi do të presë vendosjen e sanksioneve. Unë pres që Serbia ta refuzojë atë – siç ka bërë që nga shkurti”, tha Server për Zërin e Amerikës duke shtuar se megjithatë Serbia mund të dëshirojë ende të largohet nga sfera e ndikimit rus.

 “Kjo mund të ndodhë kur Moska të humbasë luftën në Ukrainë”, thotë Servwer.

Megjithatë, shton ai “është më realiste që Serbia t’i drejtohet Kinës sesa Perëndimit. Në çdo rast, ministri i ri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, është një avokat i zellshëm i marrëdhënieve të ngushta me Moskën. Një herë më tha se Serbisë i duhet një përqafim nga ariu rus. Kjo nuk përfaqëson pikëpamjen time për orientimin drejt Perëndimit”, tha Server.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco