Von der Leyen: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

Von der Leyen: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

16:51, 27/10/2022
A+ Aa A-

Shefja e Komisionit Evropian nga Prishtina riafirmoi se i qëndron dy deklaratave të mëparshme të institucionit që drejton sa i përket liberalizimit të vizave.

Me gjithë dashamirësinë e Presidencës Çeke të BE-së për heqjen e lirisë së lëvizjes, Ursula von der Leyen nuk i premtoi qytetarëve një datë duke e vënë theksin te vonesat që bëjnë vendet që nuk e njohin Kosovën.

"Kosova i meriton të gjitha lëvdatat, 2 herë e kemi rekomanduar lëvizjen e lirë, duhet dakordim nga 27 vendet anëtare, Presidenca Çeke e mbështet procesin, keni një numër të madh mbështetjesh, por përsëri mbetet punë për të bërë," tha ajo.

Ursula von der Leyen mohoi se kriteret shtesë për sigurinë ETIAS të propozuara nga Franca kanë lidhje me procesin e liberalizimit të vizave.

"Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet, do bëjmë çmos që të bindim të gjithë Këshillin Evropian," tha ajo.

Sistemi ETIAS është shumë i rëndësishëm, por është i pavarur nga kriteret e vizave, ajo vlen vetëm për transparencë në lëvizje dhe do të jetë për të gjithave vendet përreth BE-së.

Kryetarja e shtetit të Kosovës shprehu zhgënjimin e saj duke mos pasur akoma një datë konkrete nga Këshilli Evropian për liberalizimin e vizave.

"Për fat të keq trajtohemi keq për liberalizimin e vizave Jemi të izoluar, në zemër të Evropës, ndaj të cilit kontribuojmë opër vlerat demokratike Një kohë e gjatë për liberalizim Flm për konfirmimi ne fundit," tha ajo.

Gjatë konferencës për media, presidentja e Komisionit Evropian i premtoi Kosovës 75 milionë euro për të përballuar situatën energjetike, si pjesë e paketës 500 milionë euroshe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco