'Lista Serbe' kërkon takim urgjent me Vuçiç mbi çështjen e targave

'Lista Serbe' kërkon takim urgjent me Vuçiç mbi çështjen e targave

18:17, 26/10/2022
A+ Aa A-

Drejtuesit e Listës Serbe në Kosovë i kanë kërkuar një takim urgjent presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për shkak të çështjes së targave.

Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, kjo parti pretendon se më 1 nëntor qeveria e Kosovës po planifikon të konfiskojë pronat e serbëve dhe automjetet me targa serbe.

“Njoftimet për veprime të dhunshme ndaj popullit tonë nga Albin Kurti, sidomos në veri të Kosovës, shkaktojnë frikë dhe pasiguri”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe, që vijon me akuzat duke pretenduar se kjo është një tentativë për dëbimin e serbëve.

Kjo vjen pasi kryeministri i Kosovës konfirmoi se afati i fundit për ndërrimin e targave nuk do të shtyhet dhe se mbetet ai i 31 tetorit.

Lidhur me këtë çështje, ka reaguar dhe presidenti serb, i cili pretendon se vetëm dy serbë kanë ndërruar targat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco