Sulmoi me acid partnerin, 38-vjeçarja: Pranoi të ndahej me kushtin që të mos kem burrë tjetër ose do më vriste

Sulmoi me acid partnerin, 38-vjeçarja: Pranoi të ndahej me kushtin që të mos kem burrë tjetër ose do më vriste

17:06, 23/10/2022
A+ Aa A-

“Është acid, e kam blerë 100 euro në internet”, kështu deklaroi 38-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk dihet, pas sulmit ndaj partnerit të saj në një hotel të Greqisë.

Ajo dërgoi provat nga kompania e transportit për të vërtetuar pretendimet e saj se acidin e ka blerë në mënyrë të ligjshme online. Pas komunikimit me avokatin e saj, ka pranuar se të hënën do të vetëdorëzohet në polici.

E kontaktuar nga media greke, tregoi detajet e përplasjes me partnerin 36-vjeçar duke thënë:

“Më godiste dhe largohej. E bëra për ndarjen. Ai pranoi të ndahej me mua por më vuri kusht që të mos lidhesha me asnjë burrë tjetër. Ai do më lejonte të rilidhesha vetëm me ish-burrin tim por donte të më shihte sa herë të donte. Kjo është e gjithë e vërteta dhe me prova. Më tha se do më vriste nëse do vazhdoja të bëja jetën time. Unë kam përjetuar vetëm kërcënime dhe dhunë prej tij”.    

Aktualisht ndodhet e fshehur në një vend të sigurt ndërsa thotë se nuk mungon frika e hakmarrjes nga anëtarët e familjes së viktimës. E pyetur përse nuk ka kryer denoncime ndaj tij, u shpreh:

“Kam paditur vëllain e tij gushtin e kaluar për dhunë në familje. Një vëlla tjetër i tij më ka rrahur, por unë nuk e kam paditur kurrë. Familja e tij nuk më donte fare. Ata donin të na ndanin. Ai pranoi të ndahej në një zënkë, unë e dëbova nga shtëpia ime. Të jem vetëm ose me ish-burrin tim”.

38-vjeçarja tregon se 36-vjeçarin e ka takuar 4 herë brenda një muaji e gjysmë në hotelin ku ndodhi sulmi me acid. 

“Ai pranoi të ndahej pas sherrit sepse familja e tij nuk më donte, por me kusht që të jem vetëm ose do të më vriste”, përfundon ajo.

Ish-partneri i saj ka djegie në 10-12% të fytyrës duke përfshirë zonën e syve, ndërsa gjendja e tij nga mjekët vlerësohet e qëndrueshme dhe nuk është në rrezik për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco