Ndërroi jetë në lule të rinisë, kush është 20-vjeçari që u aksidentua në Greqi

Ndërroi jetë në lule të rinisë, kush është 20-vjeçari që u aksidentua në Greqi

21:35, 21/10/2022
A+ Aa A-

Klajdi Kraja është 20-vjeçari që ndërroi jetë dy ditë më parë në Greqi, si pasojë e një aksidenti rrugor.

I riu shqiptar ishte duke udhëtuar me një motor në autostradën Patras-Pirgos të Greqisë, kur papritur u përplas me një fuoristradë, e cila lëvizte në drejtim të kundërt. Nga aksidenti mbeti i vdekur shqiptari, ndërsa pasagjeri dhe shoferi i fuoristradës mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Mediat vendase shkruajnë se Klajdi ndërroi jetë në vend, si pasojë e përplasjes fatale.

“Klajdi ishte fëmijë emigrantësh, një i ri plot jetë, i guximshëm dhe luftëtar”, kështu është shprehur një  i afërm Klajdit.

“Prindërit e Klajdit jetonin në Alissos prej gati 30 vitesh. Një familje që e duan Greqinë si shtëpinë e tyre të dytë pas Shqipërisë. Klajdi ka një vëlla më të madh. Të dy ishin fëmijë të qetë, të mirë”, tha i afërmi për mediat greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco