'Shuplaka' për Ballkanin e Hapur/ Olaf Scholz rikthen Procesin e Berlinit

'Shuplaka' për Ballkanin e Hapur/ Olaf Scholz rikthen Procesin e Berlinit

10:31, 21/10/2022
A+ Aa A-

Kancelari Olaf Scholz rikthen Procesin e Berlinit. Gjatë ditës së djeshme u mbajt takimi i ministrave të Punëve të Brendshme, ndërsa sot takohen ministrat e Jashtëm dhe më 24 tetor zhvillohet takimi i ministrave të Energjisë. Ndërkaq, më 3 nëntor mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor.

Ministrat e Brendshëm, të Jashtëm dhe të Energjisë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për luftën ndaj krimit të organizuar, tregun e përbashkët rajonal dhe agjendën e gjelbër.

Përveç ministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të dhjetë vendeve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit si Franca, Britania e Madhe, Italia, Austria, Sllovenia, Bullgaria, Polonia, Greqia, Kroacia, si edhe Çekia.

“Gjermania është e vendosur fort për të mbështetur dhe lehtësuar këtë proces dhe është e gatshme të marrë lidershipin për të nxitur anëtarësimin në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor sa më shpejt!” tha ambasadori gjerman në Kosovë.

Procesi i Berlinit u iniciua nga Angela Merkel me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të përgatitet më shpejt për anëtarësimin e mundshëm në BE përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco