Përdhunimi nga disa burra i 12-vjeçares në Greqi, avokati i nënës: Të përfshirë dy policë...

Përdhunimi nga disa burra i 12-vjeçares në Greqi, avokati i nënës: Të përfshirë dy policë...

09:29, 20/10/2022
A+ Aa A-

Të tjera detaje kanë dalë nga përdhunimi dhe shfrytëzimi seksual i një 12-vjeçareje në Greqi.

Ngjarja ka bërë mjaft bujë në vendin fqinj, pasi ka ndodhur në vazhdën e shumë përdhunimeve të kryera gjatë kësaj periudhe.

E mitura u përdhunua dhe shfrytëzua seksualisht nga një i afërm i familjes së saj, Ilias Michos.

Avokati i nënës së vajzës, Apostolos Lytras, ka dhënë informacione të panjohura më parëlidhur me ngjarjen në fjalë.

Siç tha zoti Lytras për ANT1, “kam informacion për dy policë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast”. Bëhet e ditur se deri më tani informacionet bënin me dije që në mesin e atyre që kanë kontaktuar 12-vjeçarin të ishte edhe një punonjës policie.

Ky informacion, në fakt, kishte ngjallur reagimin e ministrit të Mbrojtjes së Qytetarëve, Takis Theodorikakos, i cili urdhëroi policin e dyshuar të përfshirë “të vihej menjëherë nën kontroll disiplinor”.

Apostolos Lytras iu referua sërish paraburgimit të nënës 37-vjeçare, duke thënë se “ajo që tha fëmija nuk mund të pranohet. Nuk është e mundur që fëmija të thotë disa gjëra dhe ne e marrim të mirëqenë”.

Madje, ai ka këmbëngulur për ta quajtur “të gabuar” vendimin e hetuesisë dhe prokurorit për paraburgimin e nënës së 12-vjeçares, duke iu referuar “taktikave të nxituara dhe krejtësisht të gabuara ndaj nënës”. “Ky ndalim i përkohshëm ka të bëjë edhe me klimën që është krijuar për gjithë këtë histori”.

Lytras përmendi gjithashtu se “nëna e 12-vjeçares më ka thënë se dyqani i 53-vjeçarit frekuentohej nga punonjës policie, aktivë dhe joaktivë”.

Së fundi, sa i përket parave që 37-vjeçarja i ka kërkuar bashkëshortes së 53-vjeçarit, ai tha se “do të ishte e çuditshme nëse nuk do të ishte bërë denoncim, por fillimisht është bërë denoncimi dhe më pas ajo ka marrë para nga Michos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco