‘Më puthi në buzë dhe më pas…’, detaje tronditëse nga abuzimi i 19-vjeçares nga 2 policë brenda komisariatit

‘Më puthi në buzë dhe më pas…’, detaje tronditëse nga abuzimi i 19-vjeçares nga 2 policë brenda komisariatit

19:15, 16/10/2022
A+ Aa A-

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Greqi, ku një vajzë 19-vjeçare është përdhunuar nga dy punonjës policie.

Kjo ngjarje ka tronditur vendin fqinj, pasi ka qenë në vazhdën e disa përdhunimeve të kryera gjatë kësaj periudhe atje.

Sipas burimeve nga mediat greke, dy efektivët e policisë e kanë shoqëruar të renë në komisariatin e Omonias dhe e kanë përdhunuar njëri pas tjetrit në dhomat e zhveshjes. Njeri prej policëve ka pasur veshur edhe një kamera portative GoPro gjatë momentit të aktit.

Vajza u ka treguar kolegëve të të pandehurve se çfarë ka ndodhur ekzaktësisht në komisariatin e Omonias.

19-vjeçarja në dëshminë e saj nis të përshkruajë se si janë zhvilluar momentet e tmerrshme që ka përjetuar në orët e para të së mërkurës së kaluar, duke thënë se gjithçka nisi kur “gjatë bisedës sonë më thanë se rreth orës 1 do të përfundonte turni i tyre dhe do të shkonim në komisariatin e Omonias që të njiheshim më mirë”.

“Mbaj mend që më thanë të ulesha në një kafene që ishte afër repartit, e cila ishte e mbyllur për shkak të kohës dhe biseduam. Më pas më ofruan të më tregonin ambientet e godinës ku ndodhej reparti. Unë rashë dakord dhe ata më çuan pranë kullës së vrojtimit në hyrje, në të djathtë të zonës përdhese, dhe pasi zbritëm disa shkallë, arritëm në një dhomë që kishte një derë që nuk mbyllej dhe brenda kishte vetëm një tavolinë metalike”, vazhdoi përshkrimin në dëshminë e saj 19 vjeçare .

Sipas saj, më pas “u futa në dhomë bashkë me tre policët. Unë u ula ndërsa ata ishin në këmbë dhe ne biseduam. Pastaj (…) tha që të të lë vetëm me fëmijët dhe u largua unë e di ku shkoi. Pastaj edhe ai u largua (…) sërish me pretekstin se na la vetëm”.

Më në fund 19-vjeçari dëshmoi se “i fundit pa më thënë asgjë filloi të më puthte në gojë dhe unë edhe pse në fillim nuk u përgjigja, pastaj nga frika iu përgjigja dhe e putha. Më pas ai hoqi rripin dhe armën. Isha në shok, nuk mund të flisja”.

Çfarë pretendon avokati i një prej policëve

Për SKAI-n ka folur edhe avokati i njërit prej dy policëve të akuzuar, i cili argumenton se 19-vjeçarja ka shkuar e vetme në repart, pa lënë takim me efektivët e policisë siç pretendon ajo.

Ai u çudit, në fakt, “ankuesja nuk ka reaguar, nuk ka kundërshtuar, nuk ka bërë rezistencë. Ishte në një dhomë me derë të hapur, a nuk dëgjoi gjë?’

Duke zbuluar një pjesë të mbrojtjes së klientit të tij, ai argumentoi gjithashtu se akti seksual ka ndodhur me pëlqimin e 19-vjeçares, duke cituar një mesazh që vajza dyshohet se i ka dërguar klientit të tij të policisë, ku sipas tij, ajo “i ka shprehur atij shqetësimin e saj se ai mund ta keqinterpretojë atë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco