U arrestua për abuzimin me 12-vjeçaren, 36-vjeçari:Më tha që ishte 17-vjeçe dhe unë i besova

U arrestua për abuzimin me 12-vjeçaren, 36-vjeçari:Më tha që ishte 17-vjeçe dhe unë i besova

17:49, 16/10/2022
A+ Aa A-

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë lidhur me përdhunimin e 12-vjeçares në Greqi.

Sipas burimeve nga mediat greke, bëhet me dije se një nga personat që ka përdhunuar të miturën ka qenë një 36 vjeçar që punonte në spitalin e Metaxas.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Shëndetësisë, Thanos Pleuris, i cili ka dhënë urdhër për pezullimin e punonjësit të sipërpërmendur 36-vjeçar N.K, i cili të dielën u dërgua në prokurori pas arrestimit për rastin e përdhunimit të vajzës 12-vjeçare.

Njëkohësisht po vijojnë procedurat për shkarkimin e tij.

Ai ishte personi i pestë i arrestuar deri më tani lidhur me këtë ngjarje, ku dyshohet se edhe shumë persona të tjerë kanë qenë të përfshirë.

Në të njëjtën kohë, ai ka debatuar në prokurori se gjatë komunikimit që ka pasur me të miturën, 12-vjeçari i ka thënë se ajo ishte 17-vjeçe.

Kujtojmë se kjo ngjarje e ndodhur në Kolonos të Greqisë, ka marrë përmasa të mëdha në vendin helen, pasi 12-vjeçarja përdhunohej dhe shfrytëzohej seksualisht nga burra të mëdhenj në moshë, për muaj me radhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco