Tmerr në Greqi, dy policë përdhunojnë 19-vjeçaren në Komisariat

Tmerr në Greqi, dy policë përdhunojnë 19-vjeçaren në Komisariat

12:35, 15/10/2022
A+ Aa A-

Dy policë janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen se kanë përdhunuar një 19-vjeçare brenda ambienteve të komisariatit.

Megjithatë dy policët kanë dëshmuar se kanë kryer marrëdhënie me 19-vjeçaren pasi janë larguar nga komisariati.

Në lidhje me ngjarjen ka folur për mediet greke kreu i sindikatës së policëve, Stavros Balasakas. Ai ka thënë se ndihet i turpëruar për aktin e dy efektivëve.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Takis Theodorikakos, në postimin e tij në rrjetet sociale, thekson se ka kërkuar zbardhjen e menjëhershme dhe të plotë të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco