1 viktimë dhe 3 të plagosur nga të shtënat në një restorant në Bosnje Hercegovinë

1 viktimë dhe 3 të plagosur nga të shtënat në një restorant në Bosnje Hercegovinë

10:47, 15/10/2022
A+ Aa A-

Të shtëna masive u dëgjuan pak para mesnatës së të shtunës në një restorant afër Zvornikut, në Bosnje Hercegovinë.

Një person ka humbur jetën, ndërsa tre janë plagosur, transmeton Klix.

Policia ka konfirmuar se 4 pacientë janë pranuar në Spitalin e Përgjithshëm të Zvornikut me lëndime të shkaktuara nga armët e zjarrit.

Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

Policia ka bërë me dije gjithashtu se autori i ngjarjes është larguar dhe ende po kërkohet vendndodhja e tij.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco