Erdogan nuk ndalet, kërcënon sërish Greqinë: Veshim armaturën… mund të vijmë papritur një natë

Erdogan nuk ndalet, kërcënon sërish Greqinë: Veshim armaturën… mund të vijmë papritur një natë

13:25, 14/10/2022
A+ Aa A-

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tregoi edhe një herë acarimin e tij me bazën amerikane në Aleksandropoli dhe militarizimin e ishujve në deklaratat e tij për gazetarët, pas kthimit nga Kazakistani.

Mediat greke raportojnë se kur Erdogan u pyet për Aleksandoupolis dhe “pajisjet e mbështetura nga SHBA në Lesvos dhe ishujt e tjerë të Egjeut”, Erdogan u përgjigj: “Ne i kemi paralajmëruar ata për të gjitha këto. Departamenti i Mbrojtjes Kombëtare është në diskutime me Shtetet e Bashkuara për këtë çështje. Madje, gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s. Ministri ynë ka pasur rastin që në këto takime t’i diskutojë në detaje këto çështje me bashkëbiseduesit e tij. Do të takohemi me Hulusi Akar kur të kemi rezultatin. Sigurisht, ne shohim se çfarë ndodhi në Aleksandropolis ose në ishuj të ndryshëm”.

Erdogan  vazhdoi, duke treguar disponimin e tij kërcënues: “Sapo të veshim armaturën dhe të marrim masat, nuk kemi frikë nga askush. Ne kemi marrë masat paraprake, gjithçka është gati. Prandaj, ne po ndërmarrim hapat tanë në përputhje me rrethanat. Le të mendojnë për të gjitha këto”.

Kur u pyet për kufijtë e durimit të Turqisë, Erdogan tha: “Kjo gjë nuk ka datë. Mund të vijmë papritur një natë dhe kjo do të mbetet në histori. Por ne nuk do të japim datën këtu. Ku, çfarë do të ndodhë, kur do të diskutohet? Nuk mund të përgjigjemi”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco