Kërcënimet e Cavusoglu ndaj Greqisë: Jeni patetik, historia ka treguar që ju hedhim në det

Kërcënimet e Cavusoglu ndaj Greqisë: Jeni patetik, historia ka treguar që ju hedhim në det

13:05, 11/10/2022
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavusoglu, ka komentuar edhe një herë rreth tensioneve me Greqinë.

Cavusoglu është shprehur se asgjë nuk do ta ndalojë Turqinë të zhvillojë kërkime, shpime dhe tregti.

Ndër të tjera e akuzoi Greqinë si një shtet patetik dhe kaq të mjerueshëm saqë shkojnë në vende të tjera dhe qajnë e lypin mbrojtje.

" Turqia do të bëjë kërkime, shpime dhe tregti, " tha Cavusoglu. “ Ne duhet të mbrojmë vendin tonë, edhe nëse bota është kundër nesh. Kushdo qoftë ai” , shtoi ai.

Duke folur në një mënyrë veçanërisht përçmuese, Cavusoglu e përshkroi Greqinë si patetike dhe tha se Athina " ndihet e pakëndshme që Turqia është një faktor global" .

" Kushdo që kalëron një kalë të improvizuar, bie shpejt. Mos vazhdo te thuash qe SHBA është mbrapa meje dhe BE -ja ke përpara një Turqi të fortë ” interpretoi ai duke shtuar” në histori, ushtari turk te hodhi në det dhe je armiqësor me turqit kudo » .

Cavusoglu pyeti pse BE , Greqia dhe Egjipti janë të shqetësuara për marrëveshjen turko-libiane, duke thënë se Turqia është faktori më i rëndësishëm për Libinë dhe ka vetëm një qëllim, stabilitetin e saj.

Çavushoglu u bëri thirrje SHBA -ve të kthehen në ekuilibër dhe përsëriti mesazhin e lidershipit turk. "Kushdo që kërcënon Turqinë, 'do të vijmë befas një natë'" është e vlefshme , tha ai, duke argumentuar se Turqia po e bën këtë për interesat e saj.

Ai akuzoi edhe një herë Greqinë për shkelje të traktateve të Lozanës dhe Parisit për paqen, duke ngritur çështjen e çmilitarizimit. “Që të vazhdojë paqja, ato duhet të çmilitarizohen. Pra, ata duan konflikt, jo paqe. Dhe kjo duhet të përgjigjet” , tha ai. Duke vazhduar delirin për Greqinë, ai tha se “ në Traki ka persekutim, shtypje, nuk ka liri fetare”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco