Schinas: Ngurrimi i Serbisë për sanksionet ndaj Rusisë mund ta vështirësojë integrimin e saj në BE Zv/Presidenti i BE, Margaritis Schinas

Schinas: Ngurrimi i Serbisë për sanksionet ndaj Rusisë mund ta vështirësojë integrimin e saj në BE

11:06, 08/10/2022
A+ Aa A-

Sipas Zv/Presidentit të BE-së, Margaritis Schinas, ngurrimi i Serbisë për të mbështetur sanksionet e BE-së kundër Rusisë mund ta kërcënojë ambicien e vendit për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Duke folur për Euroneës Serbia në Beograd të premten, Schinas tha se "shumë udhëheqës po vëzhgojnë dhe presin që të gjithë të ndajnë bashkësinë e projektit në këto momente të vështira dhe në veçanti, ato shtete që aspirojnë të jenë me ne".

Serbia ka mbajtur tradicionalisht një pozicion neutraliteti kur bëhet fjalë për NATO-n dhe Moskën. Por tani, ajo mund të detyrohet të zgjedhë një anë mes presionit në rritje nga Brukseli.

Ndërkohë, duke folur pas hapjes së fabrikës së motorëve të avionëve në Beograd, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pranoi se po e ndjente presionin për sanksionet kundër Rusisë.

"Ata të gjithë duan që ne të vendosim sanksione. Këtë po kërkoni edhe ju... Unë e kuptoj këtë. E pranoj si një kërkesë politikisht ligjore dhe legjitime dhe kaq," tha ai.

“Sa i përket vetë rezultateve, është e rëndësishme të thuhet se ne jemi pjesë e Komunitetit Politik Evropian, pavarësisht nëse i vendosim ato sanksione apo jo”.

Komisioni Evropian pritet të publikojë një raport mbi procesin e zgjerimit të Serbisë në BE javën e ardhshme, pasi ai ngriti shqetësime serioze lidhur me konsultimet e fundit të Serbisë për politikën e jashtme me Rusinë, pavarësisht thirrjeve nga Brukseli për të ndërprerë lidhjet me Moskën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco