Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Abazoviç: Kuvendi të votojë për shkarkimin e presidentit Gjukanoviç

Abazoviç: Kuvendi të votojë për shkarkimin e presidentit Gjukanoviç

09:51, 25/09/2022
A+ Aa A-

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se Kuvendi duhet të votojë iniciativën për shkarkimin e presidentit, Milo Gjukanoviç.

Ai u shpreh se kjo do të dërgonte një mesazh të rëndësishëm politik, shkruan Vijesti.

“Tashmë jemi një shumicë e sapo konstituuar, e cila mbështet formimin e një qeverie të re, por është mjaft e larmishme me subjekte të ndryshme politike, që kanë vizione të ndryshme. Zgjidhja me siguri do të vijë në zgjedhje, por nuk është presidenti ai që do të vendosë se kur do të zhvillohen ato zgjedhje”, theksoi Abazoviç.

Deputetët e shumicës parlamentare, Frontit Demokratik pro-rus, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA kanë nisur procedurën për shkarkimin e presidentit Gjukanoviç.

Ata pretendojnë se Gjukanoviç ka shkelur Kushtetutën gjatë procedurës për emërimin e mandatarit për formimin e qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco