‘24.4 miliardë dollarë në 7 muajt e parë të 2022’/ Flukset misterioze të parave ‘përmbytin’ bankat turke

‘24.4 miliardë dollarë në 7 muajt e parë të 2022’/ Flukset misterioze të parave ‘përmbytin’ bankat turke

14:39, 13/09/2022
A+ Aa A-

Flukset misterioze të parave në Turqi kanë arritur nivele të reja rekord, duke u rritur me 5.5 miliardë dollarë vetëm në muajin korrik, duke e çuar totalin për 7 muajt e parë të 2022 në 24.4 miliardë dollarë.

Media e huaj Bloomberg e nis artikullin e saj me titullin “Flukset misterioze të parave ndihmojnë Turqinë në zgjerimin e hendekut të huaj në financa”.

Në të kaluarën, Banka Qendrore e Turqisë ka sqaruar se flukset e parave misterioze janë për shkak të depozitave të reja të turqve, të cilët kishin kursyer asete likuide ose në lira turke ose – për shkak të të ardhurave nga turizmi – në valutë të huaj.

Por sipas ekonomistit turk Haluk Burumcekci , ndërkohë që është e arsyeshme të shihet një përqindje e hyrjeve të kapitalit me origjinë të panjohur, rritja e vazhdueshme e këtyre flukseve në ekonominë turke këtë vit përbën një “problem”.

Të ardhurat nga turizmi nuk mjaftojnë për të justifikuar rritje të tilla të flukseve monetare, pasi të ardhurat nga aktiviteti turistik ishin 4.5 miliardë dollarë në korrik dhe 16.4 miliardë dollarë në periudhën janar-korrik.

Këto të ardhura korrespondojnë me 70% të të hyrave të regjistruara me origjinë të panjohur. Theksohet se pas pushtimit rus të Ukrainës, deficiti buxhetor i Turqisë po zgjerohet dhe ka arritur në 4 miliardë dollarë në korrik, duke tejkaluar vlerësimet prej 3.7 miliardë dollarësh dhe mbulimi i këtij deficiti është një sfidë për Rexhep Tajip Erdoganin. Kjo është diçka që duhet të menaxhohet dhe inflacioni arrin nivelet 80% .

Bloomberg thekson , se flukset hyrëse misterioze të kapitalit po e ndihmojnë Bankën Qendrore të mbajë lirën turke relativisht të qëndrueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco