Tronditëse në Greqi, e reja me aftësi të kufizuara abuzohet nga daja, nëna shokon me rrëfimin: Më ka ndodhur edhe mua

Tronditëse në Greqi, e reja me aftësi të kufizuara abuzohet nga daja, nëna shokon me rrëfimin: Më ka ndodhur edhe mua

12:20, 13/09/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 23-vjeçare me aftësi të kufizuara është përdhunuar nga daja i saj.

Edhe më tronditëse janë faktet e reja që kanë dalë në dritë nga rrëfimet e nënës së vajzës, që tregojnë edhe se 23-vjeçarja jetonte në nëj ambient të papërshtatshëm.

“Në fshatin tim në shtëpinë time një herë ishte një përdhunim, kisha shkuar për një operacion në Larisa dhe kur u ktheva vajza më tha se ishte përdhunuar nga daja i saj. Unë dhashë deklaratë në polici dhe thashë të vërtetën, ndërsa vajza ime e mbuloi vëllain tim se po e kërcënonte. Ai tha që ajo gënjen më pas dhe kështu nuk ndodhi asgjë. Shkova ta gjej te kumbara për ta marrë me vete në shtëpi pas ankesës së fundit që bëri, por ajo nuk do të më afrohet. Sigurisht as këtu nuk kalojmë mirë, sepse burri më rrihte, më kërcënonte me thikë emë mbyllte brenda”, ka treguar ajo.

“Edhe unë kam qenë viktimë e përdhunimit nga babai kur isha një vajzë 4 vjeçe. I thashë policisë, por ata nuk më besuan. Më dhanë pilula dhe më bënë të agjëroja dy muaj dhe më përdhunuan”, ka treguar nëna e 23-vjeçares, duke folur për mediat greke.

Vlen të theksohet se disa vite më parë gjashtë fëmijët e gruas, me vendim të Shërbimeve Sociale, u transferuan në një institucion, pasi mjedisi u cilësua i papërshtatshëm.

Dua që vajza ime të kthehet, por ajo nuk dëshiron të vijë. Nuk e kam përzënë. Lexova se ajo tentoi të vetëvritej. Por ajo u largua vetëm. Ajo pati një krizë nervore. Nuk e nxora unë. Unë e besoj vajzën time. Ajo është kërcënuar nga vëllai im të gënjejë, ndaj u kthye kundër meje”, ka thënë ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco