Presidenti serb mbledh këshillin e sigurisë, Vuçiç flet për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti serb mbledh këshillin e sigurisë, Vuçiç flet për dialogun Kosovë-Serbi

20:15, 10/09/2022
A+ Aa A-

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbledhur këshillin e Sigurisë ku si temë kryesore diskutimi ka qenë Kosova. Sipas mediave serbe, në fjalën e tij Vuçiç foli dhe për takimin e zhvilluar me të dërguarin special të BE për dialogun Miroslav Lajçak si dhe dy këshilltarëve të Macron dhe Scholz.

Vucic shpreh se ka dëgjuar një kornizë krejtësisht të re për zgjidhjen e marrëdhënieve me Kosovën.

"Ata thanë se nuk duan konflikte të reja në Evropë. Dialogu duhet të rezultojë me zgjidhje të menjëhershme dhe përfundimtare, siç thonë ata, të problemeve, me të cilat po përballemi dhe të të gjitha çështjeve të pazgjidhura. Marrëveshja do të nënkuptonte – nuk mund të them njohje të Kosovës – mirëpo do të ishte njohje të gjithçkaje që ata mendojnë se është realitet”

Tre diplomatët evropianë kanë qëndruar më 9 shtator edhe në Kosovë, ku kanë takuar kryeministrin Albin Kurti.Me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i tyre në terren ka ngecur. Më 4 shtator, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, kanë emëruar këshilltarët e tyre për të ndihmuar këtë dialog.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco