Norvegjia mbyll ambasadën në Kosovë

Norvegjia mbyll ambasadën në Kosovë

18:08, 09/09/2022
A+ Aa A-

Norvegjia do ta mbyllë ambasadën e saj në Prishtinë ka njoftuar ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

Nga viti 2023, misioni diplomatik norvegjez do të jetë i mbyllur në Kosovë dhe marrëdhëniet diplomatike do të barten te një ambasadë që është më afër, raporton Gazeta Express.

Përpos Kosovës, Norvegjia do të mbyllë ambasadat edhe në Madagaskar, Sllovaki dhe Shri Lankë.

“Nuk është kurrë e lehtë të vendosësh të mbyllësh misionet norvegjeze. Mbylljet si këto ndikojnë në jetën e diplomatëve norvegjezë të postuar dhe kanë pasoja edhe më të mëdha për stafin e punësuar në vend. Por ne kemi një përgjegjësi për të përdorur burimet tona në një mënyrë që na mundëson të mbrojmë interesat norvegjeze në mënyrë sa më efektive të jetë e mundur”, tha ministrja e Jashtme norvegjeze, Huitfeldt.

“Marrëdhëniet diplomatike të Norvegjisë me Kosovën, Madagaskarin, Sllovakinë dhe Sri Lankën do të trajtohen përmes marrëveshjeve alternative, për shembull përgjegjësia për këtë do t’i jepet një ambasade norvegjeze afër, ose një ambasador me bazë në Norvegji do të emërohet për vendin në fjalë”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco