Raportohet se 26-vjeçari i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares është sulmuar në burg, SHKK e mohon

Raportohet se 26-vjeçari i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares është sulmuar në burg, SHKK e mohon

16:44, 07/09/2022
A+ Aa A-

Shërbimi Korrektues i Kosovës e ka mohuar se një prej të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, Ekrem Rexhepi, është sulmuar fizikisht nga të burgosurit e tjerë dhe se për këtë arsye i është ndërruar qendra e paraburgimit.

Në media është raportuar sot se Ekrem Rexhepi, një nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, është sulmuar nga të burgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe se për këtë arsye i është ndërruar qendra e paraburgimit.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës e kanë konfirmuar se 26-vjeçari është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë, por kanë thënë se s’ka pasur sulm ndaj tij.

Zëdhënësi i SHKK’së, Florent Gashi i ka thënë Gazetës Express se Rexhepi është dërguar atje për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm ndaj tij, shkaku i veprës për të cilën dyshohet.

“Nuk është sulmuar. Është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë për çështje të sigurisë së tij, për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm për shkak të veprës për të cilën dyshohet”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, Avokati i Rexhepit, Fitim Limani, ka thënë se mbrëmë është njoftuar nga Gjykata për transferimin e klientit të tij në Burgun e Sigurisë së Lartë, pasi ka qenë i sulmuar nga të burgosurit e tjerë.

“Gjendja e tij s’është e mirë, mbrëmë kam marrë informatë prej gjykatës që ai ndodhet në burgun e Sigurisë së Lartë, është transferuar nga Prishtina pasi ka qenë i sulmuar nga të burgosurit e tjerë. Transferimi ka ndodh meqenëse i është rrezikuar edhe jeta, për shkak të sulmeve që ka pasur nga të burgosurit e tjerë, ia kanë ndërru pra qendrën e paraburgimit”, ka deklaruar ai.

Avokati bëri me dije që klienti i tij ka refuzuar të flasë për t’i treguar se si ka ndodhur rasti.

“Rasti është i ndejshëm dhe i mbrojturi im pasi jam konsultuar me të nuk ka pranuar të flas, ai ska dhënë ndonjë deklaratë ka refuzu me fol dhe nuk e di versionin e tij qysh ka ndodhur rasti. Nuk e kam takuar në qendrën e paraburgimit mirëpo kam qenë në seancën dëgjimore”, ka deklaruar Limani për Insajderin.

Limani shtoi se te dyshuarit për dhunim i janë bërë analizat gjinekologjike për të kuptuar nëse ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarën 11 vjeçare.

“Atij i janë bërë analizat gjinekologjike si provë kryesore për të parë nëse ka pasur marrëdhënie seksuale me një person apo jo. Jemi në pritje derisa prokuroria të fillojë hetimet”, sqaroi ai derisa theksojë se nuk kanë pranuar ndonjë dëshmi tjetër nga Prokuroria deri në këtë pikë të rastit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco