Erdogan nga Serbia dënon politikën perëndimore ndaj Rusisë: Po e provokojnë Putinin

Erdogan nga Serbia dënon politikën perëndimore ndaj Rusisë: Po e provokojnë Putinin

16:29, 07/09/2022
A+ Aa A-

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar vendet perëndimore se po provokojnë Rusinë, pasi ai përshëndeti politikën e Ankarasë për "ekuilibër" në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë.

Erdogan ka mbajtur lidhje me presidentin rus Vladimir Putin , ndërsa përpiqet të ruajë neutralitetin në konflikt.

Përveç ndërmjetësimit, Turqia furnizon Ukrainën me armë dhe drone luftarake.

Presidenti turk u tha gazetarëve të mërkurën, gjatë një vizite në Beograd, se ai e kuptonte vendimin e Putinit për të ndërprerë furnizimin me gaz natyror në Gjermani nëpërmjet tubacionit Nord Stream.

“Mund të them shumë qartë se nuk e shoh të saktë qëndrimin e Perëndimit, nuk ka nevojë të përmend emra, sepse është një politikë e bazuar në provokime”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç.

“Për sa kohë që përpiqeni të bëni një luftë të tillë provokimesh, nuk do të arrini të merrni rezultatin e nevojshëm”.

Erdogan është përpjekur të përdorë marrëdhëniet e tij të hapura me Moskën dhe Kievin për të organizuar bisedime të drejtpërdrejta midis Putinit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Turqi, një mision që përfundimisht ka dështuar.

“Si Turqi, ne kemi mbajtur gjithmonë një politikë ekuilibri midis Ukrainës dhe Rusisë. Tani e tutje ne do të vazhdojmë ta ndjekim atë politikë të balancuar”, tha ai.

Erdogan pritet të takohet me Putinin në një samit rajonal në Uzbekistan javën e ardhshme. Do të marrë pjesë edhe presidenti kinez Xi Jinping.

Turqia nuk i është bashkuar regjimit të sanksioneve perëndimore kundër Rusisë dhe së fundmi nënshkroi një marrëveshje të re bashkëpunimi ekonomik me Moskën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco