Vuçiq organizon pritje të madhe për Erdoganin

Vuçiq organizon pritje të madhe për Erdoganin

12:40, 07/09/2022
A+ Aa A-

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka pritur me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ai u prit me tepih të kuq si dhe intonimin e himneve të të dyja vendeve.

Pastaj,  Vuçiq dhe Erdogan prezantuan anëtarët e delegacioneve të tyre.

Sipas programit të vizitës së kreut të shtetit turk në Beograd,, ceremonia e mirëseardhjes do të pasohet nga takimi Vuçiq-Erdogan, dhe më pas takimi plenar i delegacioneve të Serbisë dhe Turqisë, transmeton Klankosova.tv.

Në delegacionin serb ishin kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq, ministra në Qeverinë e Serbisë, si dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit të Serbisë.

Kujtojmë se mbrëmë në Beograd arriti presidenti turk i cili në aeroport është pritur edhe nga presidenti i Serbisë. Erdogan shkon në Serbi në kuadër të një vizite në rajon, ndërsa para Serbisë ka vizituar Bosnje-Hercegovinën.

Më pas, në prani të dy drejtuesve të shteteve do të mbahet ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve mes dyja vendeve, pas së cilës Vuçiq dhe Erdogan do t’i drejtohen publikut.

Në kuadër të kësaj vizite do të zhvillohet edhe forumi i biznesit serbo-turk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco